​ ​​ ​​​​​​​​​​​​​​​

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Sociale

 
​​

Hapat për krijimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe më pas i ministrisë së Punës

Viti 1992
o    Krijimi i Komitetit të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe më pas i Ministrisë së Punës.
o    Misioni i ILO-s në Shqipëri i cili propozon Projektin e ILO-s për zhvillimin e Ministrisë së Punës.
      Viti 1993
o    Fillimi i Projektit ILO në Ministrinë e Punës, një ndër komponentët e tij:
o    Krijimi i Inspektoriatit Shtetror të Punës në Shqipëri.
o    Emërohet Inspektori i Parë i punës në Ministrinë e Punës.
o    Del VKM nr 600 që percakton numrin e Inspektorëve të Punës në Shqipëri. Në këtë vendim përcaktohet që ISHP-ja të ketë 48 inspektor pune.

Viti 1994
o    Emërohen 29 “inspektorët e parë të Punës” të cilët atashohen pranë zyrave të punësimit në rrethe
o    Fillojnë vizitat e para të inspektimit.
o    Organizimi dhe Zhvillimi i 5 seminareve rezidencial për trajnimin e inspektorëve nga projekti ILO.
o    Krijimi i Drejtorisë së Inspektoratit Shtetëror të Punës .

Viti 1995
o    Miratimi i Ligjit nr. 7986 dt. 13.9.1995 “Për Inspektoratin Shtetëror të Punës”
o    Organizimi dhe zhvillimi i 2 Seminareve rezidencial për trajnimin e inspektorëve nga Projekti ILO si dhe 2 seminare 1 javore për formimin e formuesve të inspektorëve të punës
    Viti 1996-1997
o    Rritet numri i inspektorëve të punës si dhe numri i subjekteve të kontrolluara.
o    Organizimi për herë të parë i kontrollit gjeografik të subjekteve në të gjithë vendin nga inspektorët e punës në bashkëpunim me të gjithë sektorët e ministrisë së Punës.

Viti 1998
o    Miratimi i VKM nr 457 dt. 27.7.1998 “Për Statusin e ISHP-së”.
o    Ristrukturimi i Drejtorisë së ISHP-së . Krijimi i Drejtorisë së Kushteve të Punës dhe Drejtorisë së Inspektimit në Pune. Ne secilën drejtori u krijuan sektorët përkatës.  

Viti 1999
o    Vazhdon rritja numerike e inspektorëve të punës në rrethe.
o    Rritet shkalla e bashkëpunimit me institucionet e tjera homologe kontrolluese.
o    Lidhen 4 akt-marrëveshje bashkëpunimi: me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Rendit, Ministrinë e Ndërtimit, Ministrinë e Bujqësisë.
o    Thellohet puna për trajnimin dhe kualifikimin e stafit të inspektorëve brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet seminareve, kurseve dhe shkëmbimit të eksperiencës.

Viti 2000
o    Miratimi i VKM-së 419 dt. 04.08.2000 “Për objektet e rrezikshme”
o    Rinovimi i Akt-Marrëveshjes me Institutin e Shëndetit Publik.
o    Zhvillohen seminare kualifikimi me ekspert belg dhe turq, si dhe seminar i përbashkët me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

​​​​​​

 

 

InspectoratePages: HistorikuInspPunes