​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​
 

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Sociale


 
​​

Mesazhi i Inspektorit të Përgjithshëm

Të nderuar Miq!

Puna e Inspektoriatit Shtetëror të Punës i kalon kufijtë e sfidës. Tregu i Punës në Republikën e Shqipërisë, sidomos në sektorin privat synon të krijojë një traditë të shëndoshë si ajo e vendeve të Bashkimit Europian.

Nuk mund të mohoj që ka përpjekje nga shumë biznese, sidomos ato prodhuese, për të ndërtuar një treg të shëndetshëm të punës, por kjo duhet bërë një dukuri e përgjithshme në vend.

Ne do të punojmë vazhdimisht për  përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Europian  në përputhje me Konventat e ratifikuara nga Parlamenti Shqiptar.

Strukturat tona, megjithëse ende të pamjaftueshme, janë orientuar në drejtim të kontrollit të të gjithë subjekteve për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, veçanërisht në subjektet që paraqiten problematike.

Ne jemi të angazhuar të operojmë në fushën e inspektimit për të eliminuar konkurencën e pandershme midis bizneseve në tregun e punës.

Bashkëpunimi me partnerët socialë na ndihmon veçanërisht për rritjen e sensibilizimit të opinionit publik në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Ju ftoj të gjithë juve që vizitoni këtë faqe të bëni maksimumin tuaj për të sensibilizuar, denoncuar dhe refuzuar çdo raport të padrejtë në tregun e punës dhe çdo marrëdhënie pune të pabazuar në ligj.

Mirëpresim bashkëpunimin tuaj

Erion Manohasa
Inspektori i Përgjithshëm
​​​​

 

 

InspectoratePages: KryeInspektoriInspPunes