Kreu > Lajme > Qeverisje > Trajnimi i Trupave Inspektuese në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Peshkimit (ISHMPUP)

Trajnimi i Trupave Inspektuese në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Peshkimit (ISHMPUP)

Vazhdon trajnimi i inspektorëve për parimet dhe procedurat e reja të inspektimit sipas Ligjit për Inspektimin. Më datat 3 dhe 5 Prill janë trajnuar inspektorët e ardhshëm të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Peshkimit, që aktualisht ushtrojnë funksionet e tyre në institucione në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Plani i trajnimit bëhet për rritjen e kapaciteteve në kuadër të finalizimit të Reformës në Inspektime nga Inspektorati Qendror.

Vazhdon trajnimi i inspektorëve për parimet dhe procedurat e reja të inspektimit sipas Ligjit për Inspektimin. Më datat 3 dhe 5 Prill janë trajnuar inspektorët e ardhshëm të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Peshkimit, që aktualisht ushtrojnë funksionet e tyre në institucione në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Plani i trajnimit  bëhet për rritjen e kapaciteteve në kuadër të finalizimit të Reformës në Inspektime nga Inspektorati Qendror. Mbështetur në nenin 16 të Ligjit për Inspektimin, bashkërendimi i veprimtarive të trajnimit dhe kualifikimit të inspektorëve është një ndër funksionet këtij institucioni.

Qëllimet e programit të trajnimit janë ndërgjegjësimi mbi kërkesat e reja ligjore për inspektorët, drejtuesit e ministrive dhe inspektorateve, si dhe komunitetin e biznesit. Aftësimi me procedurat e sakta administrative për kryerjen e inspektimeve, si dhe të drejtat dhe detyrimet që lindin me ndryshimet ligjore në fushën e inspektimit. Rritje e kapaciteteve teknike të inspektorëve në aspektet proçeduriale dhe metodologjitë e inspektimit, për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës.

Baza ligjore mbi të cilën është hartuar programi është: ligji 10433, datë 16.06.2011 “Mbi Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe relacioni shpjegues; ligji 10279, datë 20.05.2010 “Për Kundërvajtjet Administrative”; ligji 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”; ligji 8116, datë 29.03.1996, Kodi i Procedurës Civile, Titulli III, Kreu II, Nenet 324-333 (lidhen me shqyrtimin gjyqësor të mosmarrëveshjeve administrative); VKM Nr. 630, Datë 14.09.2011, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Qendror”. Gjithashtu dhe projekt akte dhe materiale të përgatitura nga Inspektorati Qendror, ekspertë të huaj dhe lokalë: projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në legjislacionin në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe relacioni shpjegues; projekt paketa ligjore për riorganizimin e trupave inspektuese 7 VKM “Për funksionimin dhe organizimin e inspektorateve shtetërore në shtatë ministri” dhe Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në legjislacionin në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;  “Rregullore për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike Në Inspektoratin Qendror”Materiali “Portali e-Inspection, Specifikimet Teknike për Realizimin e Sistemit të Informacionit për Inspektoratin Qendror” (i sintetizuar).

Pas kësaj faze të parë, duke qenë se Ligji për Inspektimin parashikon certifikimin periodik të inspektorëve , Inspektorati Qendror po përgatit programet e trajnimit në vazhdimësi si dhe metoda të testimit dhe vlerësimit të njohurive dhe shkallës së përditësimit të tyre nga inspektorët.


PasModifikuar për herë të fundit: 17/04/2013